Aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, 3 vetura të përfshira

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të ndodhur të dielën e 14 gushtit në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Nga ky rast kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00, ëhstë raportuar se në rrugën Pejë-prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, përderisa dy persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, njësitet policore për menaxhim dhe kontroll të autostradave janë duke u marrë me rastin dhe menaxhimin në trafik për lehtësim të qarkullimit deri në përfundimin e rastit.

Ndërkaq policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar dhe vigjilencë për të shmangur aksidentet rrugore dhe për një siguri më të madhe në trafik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika