Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në të cilën janë përfshirë dy vetura

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, të dielën e tetë janarit, si pasojë të etë cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.  Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Portali Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi ku raportohet të ketë ndodhur ngjarja, përkatësisht në Lupç.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika