Aksident trafiku në Viti, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur në Viti të Gjilanit

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur në Viti të Gjilanit, të mërkurën e gjashtë dhjetorit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima kishte humbur kontrollin mbi veturën që drejtonte duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika