Aksident tragjik në afërsi të Borshit: Dy të vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë zonës së Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja fatale. Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona, një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët ndodheshin në furgon në momentin e aksidentit. […]
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë zonës së Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja fatale.
Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona, një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët ndodheshin në furgon në momentin e aksidentit.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Hetimet lidhur me shkaqet dhe përgjegjësitë për ngjarjen janë ende në vijim.
















