Aksident tragjik në aksin Librazhd–Përrenjas: një i vdekur dhe gjashtë të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve mediale, në përplasje janë përfshirë disa automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë ndërhyrë […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve mediale, në përplasje janë përfshirë disa automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit, ambulancat dhe policinë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa dyshohet se viktima është një shtetas i huaj.















