Aksident tragjik në Sllovaki – Treni përplaset me një autobus, gjashtë të vdekur e pesë të lënduar
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë të ndodhur të enjten, kur një tren është përplasur me një autobus pranë qytetit Nove Zamky të Sllovakisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipet e shpëtimit që punuan pa ndërprerje […]
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë të ndodhur të enjten, kur një tren është përplasur me një autobus pranë qytetit Nove Zamky të Sllovakisë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipet e shpëtimit që punuan pa ndërprerje për të nxjerrë të plagosurit dhe viktimat nga rrënojat.
Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, drejtuesit e autobusit dhe trenit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

“Kam frikë se numri i të vdekurve nga ky aksident mund të rritet”, ka thënë Petra Klimesova, zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit, duke potencuar rëndësinë e situatës, raporton BBC.
Në tren ndodheshin rreth 200 pasagjerë, ndërsa në autobus ishin vetëm nëntë persona në momentin e përplasjes.
Ngjarja ka tronditur vendin dhe autoritetet kanë nisur hetimet për t’i zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.















