Aksidentet famëkeqe në rrugët kroate

Autostrada A4 Zagreb-Goriçan njihet për numrin e lartë të aksidenteve me autobusë, aksidente të cilat arsyetohen nga autoritetet me lodhjen e shoferëve

Autostrada A4 Zagreb-Goriçan

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan, mëngjesin e së shtunës së 6 gushtit.

Sipas informacioneve jozyrtare të lënduar kanë mbetur 34 persona, raporton “Jutarnji“.

Autobusi me targa polake doli nga rruga nga Breznički Hum për në Komin, në drejtim të Zagrebit, rreth orës 05:30. Ndërkaq, Departamenti i Policisë së Varazhdinit ka deklaruar se lokacioni i saktë është ndërmjet Jarek Bisaskit dhe Podvorecit.

Deri tani nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as rrethanat që derguan deri në këtë fatalitet.

Aksidenti i trafikut në autostradën A4 ku sipas informacioneve të fundit humbën jetën 12 persona nga aksidentimi i autobusit, fatkeqësisht do të zërë një vend të lartë në statistikat e zeza të aksidenteve me autobus në historinë e fundit kroate si një nga më seriozet, raportojnë mediat kroate.

Mirëpo, si ndër më të rëndat sipas Jutarnji do të ishte vetëm ai i 8 shtatorit 2008, kur një autobus në autostradën A1 afër stacionit të pushimit Jadovo afër Gospiqit kishte goditur kolonën mbështetëse të viaduktit ku kishin mbetur 14 persona të vdekur dhe më shumë se 30 të plagosur.

Arsyeja është, kryesisht e zakonshme, lodhja e shoferit.

Mirëpo, ky nuk është aksidenti i vetëm që ka ndodhur në rrugët kroate me autobusë.

Vitin e kaluar, 10 persona humbën jetën dhe 45 të tjerë mbeten të lënduar në autobusin që mbante targa të Kosovës.

Ky aksident kishte ndodhur në autostradën “Slavonski Brod” në Kroaci.

Në autobus kishte gjithsej 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, dhe se fatkeqësisht 9 pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.

Autobusi, i cili ishte pronë e një kompanie nga Kosova, ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës.

Pamje nga aksidenti i kosovarëve në Zagreb të Kroacisë gjatë vitit të kaluar

Ndërkaq, aksidenti kishte ndodhur në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Shoferi i këtij autobusi ishte dënuar me gjashtë vjet burgim, pasi ishte deklaruar fajtor para trupit gjykues të Gjykatës Komunale në Slavonski Brod të Kroacisë nga e cila ishte mbajtur rreth një muaj në paraburgim.

Ndaj tij, Prokuroria në Slavonski Brod të Kroacisë kishte ngritur aktakuzë e cila tregonte dyshimet rreth pakujdesësisë së shoferit, duke mohuar pjesën ku pretendohej se atë e kishte zënë gjumi.

“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se më datë 25 korrik të vitit të kaluar rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor”, shkruhej në aktakuzë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika