Aksidenti në Gjermani ku vdiqën 4 shqiptarë, Haradinaj: Lutemi që familjet ta gjejnë forcën për t’u përballur me këtë tragjedi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me aksidentin në Hamburg të Gjermanisë, në të cilin kanë vdekur katër shqiptarë. Haradinaj ka thënë se ky është lajm i trishtë. “Lajm i trishtë nga Gjermania ku raportohet se kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi katër shqiptarë”, ka shkruar kreu i AAK-së. Ai është lutur […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me aksidentin në Hamburg të Gjermanisë, në të cilin kanë vdekur katër shqiptarë.
Haradinaj ka thënë se ky është lajm i trishtë.
“Lajm i trishtë nga Gjermania ku raportohet se kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi katër shqiptarë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Ai është lutur që familjen ta gjejnë forcën për t’u përballur me këtë situatë.
“Lutemi që familjet e tyre ta gjejnë durimin dhe forcën për t’u përballur me këtë tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.















