Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në Gjilan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ishte duke marrë trajtim në kujdes intensiv, por më 8 gusht 2026, rreth orës 08:15, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
“Lidhur me rastin, më datën 08.08.2026 rreth orës 08:15 viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, i cili ka qenë në kujdes intensiv, si pasojë e aksidentit në trafik”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.