Aksidenti tragjik në Podujevë, arrestohet shoferi i autobusit

Është arrestuar shoferi i autobusit në të cilin u aksidentua mëngjesin e sotëm një veturë me targa të huaja, duke lënë të vdekur dy persona dhe të lënduar dy fëmijë

Pamje nga vendaksidenti

Është arrestuar shoferi i autobusit në të cilin është aksidentuar një veturë me targa të huaja, ku të vdekur mbetën dy persona dhe u lënduan dy fëmijë.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj për RTV Dukagjini.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

“Ndaj rastit po vazhdojnë të ndërmerren veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave”, ka shtuar Ulaj.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtës në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Vetura që ishte me tabela të huaja kishte goditur një autobus i cili ishte i ndalur në rrugë.

Në veturë ishin edhe dy fëmijë të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Detaje për gjendjen e tyre dha doktoresha kujdestare në emergjencë të QKUK-së, Valbonë Gashi.

“Në orët e hershme të mëngjesit janë sjellur dy fëmijë të gjinisë femër dhe mashkull, të moshës 5 dhe 3 vjecare. Gjendja e tyre për momentin është stabile, diagnostikimi po thuajse ka mbaruar, njëri fëmijë është kryesisht me lëndime të eksrimiteteve të posshtme dhe tjetri ka lëndime të kokës dhe të eksrimiteteve poashtu”, ka deklaruar Gashi.

Policia e Kosovës i treguan televizionit RTV Dukagjini se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML).

Ndërsa, televizioni ka kuptuar që autobusi me të cilin është aksidentuar vetura kishte qenë i ndalur dhe pa pasagjer.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika