Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta teksa lëndime kanë marrë tre persona, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana, mes tjerash, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë ekipet policore dhe ato mjekësore.