Aksidentohen tri vetura, hyjnë nën shkallët e një lokali

Një aksident i pazakonshëm ka ndodhur këtë të diel në Fushë Kosovë

Të dielën rreth orës 09:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, gjatë një aksidenti trafik rrugor, tri vetura  kanë hyrë nën shkallët e një lokali.

Aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një veture e cila ka qenë në lëvizje derisa dy veturat kanë qenë të parkuara.

Lidhur me rastin RTV Dukagjini ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se ka pësuar lëndime vetëm një person, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulanca.

Ndërsa me rastin vazhdon të merret Njësia Trafikut Rajonal.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika