Aksidentohet një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë

"Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është aksidentuar një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor derisa nuk dihet ende shkalla e lëndimit. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika