Aksion antikontrabandë në veri, lëndohen pesë policë

Gjatë një aksioni anti-kontrabandë janë lënduar pesë policë të Kosovës nga një kamionë. Kamioni që kontrabandonte mallra sipas policisë gjatë tentimit për shmangeje të ndaljes dhe arrestimit nga policia, godet veturën policore disa herë, kështu duke rrezikuar  jetën e drejtpërdrejt të zyrtarëve policorë

Vetura e Policisë së Kosovës.

Policët e Republikës së Kosovës, kishin dalë për të kryer detyrën e tyre zyrtare, në një aksion antikontrabandë në veri të Kosovës.

Por, aksioni antikontraband nuk i përfundoi dhe aq mirë disa policëve të Kosovës në Leposavic.

“Pese zyrtare te Policise se Kosoves jane lenduar pasi kane tentuar te ndalin një kamion te dyshuar për kontrbandim mallrash. Pas perpjekjeve te tyre ata kane kapur kamionin e dyshuar”

Detaje për gjithë rastin ka dhënë edhe vet Policia e Kosovës

“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar  një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj  dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur  një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, ka thënë Policia e Kosovës.

Vetura e Policisë së Kosovës, e demtuar në një aksion antikontrabandë në veri të Kosovës.

Por, vozitësit të kamionit nuk i shkoi dhe gjatë ikja pasi që ai u kap dhe tashmë është 48 orë në mbajtje.

I dyshuari duket të ketë rezistuar shumë urdhrave policor për çka pati nevojë që të përdoreshin armët.

E të lënduar mbetën pesë zyrtarë policorë.

Gjithë këtë situatë e komentoi edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti. Madje ai takoi zyrtarët policorë.

“I kemi pesë të lënduar në Veri të Kosovës duke luftuar kontrabandën. Unë mund të shpreh falënderimin për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre. Por uroj që Prokuroria e Gjyqësori të jenë në nivel të detyrës për mos të na përsërisin më këto raste”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla ka shkruar se çdo tentim vrasje ndaj zyrtarëve policorë duhet ndëshkuar rreptë dhe shpejt, pa asnjë hezitim e me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve sipas rolit e detyrave

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika