Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në disa lokacione, persona zyrtarë dyshohen për mashtrim

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë duke realizuar një aksion në disa lokacione

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, që nga mëngjesi i së martës janë duke realizuar një aksion në disa lokacione.

Ky aksion ka të bëjë me disa dyshime për kryerje të veprës penale, “mashtrimi në detyrë”, “shmangie nga tatimi”, si dhe dokumente të rrejshme lidhur me tatimin.

Të dyshuar janë disa persona zyrtarë dhe qytetarë të thjeshtë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj Prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangia nga tatimi’”, ka deklaruar për Dukagjinin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka shtuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë do të dalë me njoftim kur të mbarojë aksioni.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika