Tre persona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, prokurorja Ervehe Gashi.

“Po, është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.

Sipas saj, në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë shoferë.