Aksion në veri, gjenden disa produkte medicinale të cilat pritet të asgjësohen

Policia e Kosovës ka gjetur produkte medicinale në një depo në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se ka njoftuar Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) për të kuptuar rreth përmbajtjes, dhe se pas verifikimit ka rezultuar që malli të jetë i regjistruar.

“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave mund të kemi mall të kontrabanduar, Policia ka reaguar dhe kemi kuptuar se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirrur Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për produkte medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptuar se kjo depo mund të kishte produkte medicinale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovicës Veri. Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar, por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash AKPPMM në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovica Veri vendosin për këtë.”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika