Aksion për korrupsion dhe falsifikim pronash në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq, bastisen pesë zyrtarë e dy qytetarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, është duke zhvilluar dy aksione të ndara në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, lidhur me dyshimet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve pronësore.

Sipas njoftimit, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë po bastisen pesë persona zyrtarë dhe dy qytetarë, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, mashtrim dhe keqpërdorim të informatës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq”.

“Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, sipas nenit 392 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Hetimet fillestare tregojnë se të dyshuarit dyshohet se kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave.

Po ashtu, pesë zyrtarët dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare për të mundësuar këto përfitime.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika