Aksion policor në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të madh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kaçanikut, si pjesë e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së rreshterit të Policisë, Muhamed Lika.

Në këtë operacion janë angazhuar Njësitë Speciale të Policisë, të cilat kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Polici Muhamed Lika u ekzekutua nga 2 persona, 4 plumba u shkrepën e një e vrau

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se besojnë që vrasje ka qenë e planifikuar, por përjashtoi raportimet se ishte një grabitje që përfundoi me vrasje.

Dhe jo vetëm kaq.

“E di që ka në rrjedhur informata dhe dyshime për arrestimin e personave të ndryshëm, për dyshimin se cilët persona kanë munduar ta kryejnë këtë vepër penale. Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale. Ne nuk dimë arsyen apo edhe motivin që ka çuar deri në këtë rast makabër…Nga ajo që shihet është se kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë, nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar më vonë ndonjë veturë apo mjet tjetër për ikjen nga vendi i ngjarjes.

Rreshteri Muhamet Lika njihej si persona goxha profesional dhe nuk kemi ndonjë indikacion qoftë më të voglin që ai gjatë punës së tij si zyrtar policor të ketë pasur ndonjë problem qoftë me procedurat që i ka zhvilluar si zyrtar policor në hetimit e çështjeve penale apo që të ketë ndonjë problem personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes së tij”, ka thënë Qerkini, në një konferencë për media një ditë pas vrasjes së Likës.

Ish-ushtari i UÇK-së, Muhamed Lika, me prejardhje nga fshati Strazhë i Kaçanikut, që nga paslufta ka shërbyer për Policinë së Kosovës, dhe bashkë me gruan jetonin në banesës ne qendër të Kaçanikut.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika