Aksion simbolik i PSD-së, vendosin fytyrën e Martin Berishajt në kartëmonedhë 500 euro

Aksioni simbolik i PSD-së

Partia Socialdemokrate (PSD) e ka mbajtur një aksion simbolik si reagim ndaj dyshimeve për aferë korruptive në rastin e Martin Berishajt, i cili aktualisht mban pozitën e ambasadorit të Kosovë në Kroaci.

Disa aktivistë të PSD-së, para Ministrisë së Punëve të jashtme i kanë ndërruara flamurët duke vendosur kartëmonedhë me 500 euro me fytyrën e ambasadorit Martin Berishaj.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku parat e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.

Këto transfere parash kanë çuar deri te hetimi i politikanit slloven, Golob.

Pagesat nga dega e kompanisë energjetike serbe GEN-I, të cilat ekzekutoheshin në kompaninë e Berishajt, “MB Consulting”, bëheshin në emër të konsultës, me përshkrimin se janë pagesa për këshillime profesionale.

Skandali financiar, në të cilin, dyshohet se është përfshirë Berishaj, kap shumën e rreth 600 mijë eurove, të cilat, ai i tërhiqte nga llogaria e “kompanisë së tij fiktive” dhe fizikisht ia dorëzonte politikanit slloven.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy llogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Berishaj, vazhdimisht, i ka mohuar këto akuza në drejtim të tij.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika