Aksion simbolik i QIKA-s, kërkojnë heqjen e tatimit për produktet menstruale
Të enjten e 13 tetorit, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mbajtur një aksion simbolik përmes të cilit është kërkuar që Qeveria të marrë vendimin për lirimin nga taksa 18 për qind për produktet menstruale që i përdorin gratë. Slogani i aksionit ishte ‘Shteti po Takson Menstruacionet’. Sipas Qendrës për Informim, […]





Të enjten e 13 tetorit, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mbajtur një aksion simbolik përmes të cilit është kërkuar që Qeveria të marrë vendimin për lirimin nga taksa 18 për qind për produktet menstruale që i përdorin gratë.
Slogani i aksionit ishte ‘Shteti po Takson Menstruacionet’.
Sipas Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) të këtij aktiviteti simbolik, një aksion i tillë e është bërë sepse peceta menstruale nuk është luks.

QIKA ka gjuajtur në formë simbolike peceta me ngjyrë të kuqe para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.
Përndryshe Organizata QIKA tash e dy vjet shpërndan peceta menstruale falas nëpër të gjitha shkollat e qyteteve të Kosovës në “Javën kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit te menstruacioneve”, nën sloganin ‘Peceta nuk është luks’.




















