Aksionarët e Twitter miratojnë marrëveshjen me Musk prej 44 miliardë dollarësh

Aksionarët e Twitter kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë, megjithëse kjo marrëveshje do mbetet në pritje pasi që procesi gjyqësor mes kompanisë Twitter dhe Elon Musk do të vendos për fatin e saj

Elon Musk

Aksionarët e Twitter kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë, megjithëse marrëveshja do mbetet në pritje pasi që procesi gjyqësor mes kompanisë së mediave sociale dhe CEO i SpaceX do të vendos për fatin e saj.

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisko.Kjo do të thotë se Twitter tani do të përpiqet të detyrojë Elon Musk të blejë kompaninë në gjykata.

Takimi erdhi pas dëshmisë shpërthyese të ish-shefit të sigurisë së Twitter, Peiter Zatko, përpara Senatit të SHBA, shkruan BBC.

Në prill, Twitter ra dakord t’ia shesë kompaninë personit më të pasur në botë, Elon Musk. Megjithatë, marrëveshja u përkeqësua pasi Musk pretendoi se ai ishte mashtruar nga Twitter në lidhje me numrin e llogarive  ‘spam’(të rreme) dhe ‘bot’ në platformë.

Ai tha se nuk dëshironte të blinte më kompaninë në maj, por Twitter argumenton se Musk nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja.

Platforma e mediave sociale thotë se më pak se 5% e përdoruesve të saj aktivë të përditshëm me fitim parash (ata që janë në gjendje të shikojnë reklamat) janë robotë. Musk argumenton se mund të jetë shumë herë më i lartë.

Twitter aktualisht vlerësohet në 32 miliardë dollarë, dukshëm më poshtë ofertës prej 44 miliardë dollarësh nga Musk.

Votimi i sotëm mund të kishte shënuar fundin e ndjekjes ligjore të Twitter-it, por aksionarët tani i kanë dhënë kompanisë dritën jeshile për të ndjekur Musk në gjykatë.

Të dy do të takohen përpara një gjykate shtetërore të Delaware në tetor. Gjatë seancës, një gjyqtar do të vendosë nëse Musk duhet të blejë apo jo kompaninë.

Pak përpara vendimit të aksionarëve, informatori i Twitter, Pieter Zatko ishte në Uashington duke dëshmuar para Komisionit Gjyqësor të Senatit për të metat e supozuara të sigurisë.

Ai u tha ligjvënësve amerikanë se firma po “mashtronte publikun” se sa e sigurt është platforma.

Ish-shefi i sigurisë së firmës vazhdoi të thoshte se Twitter ishte “një dekadë prapa” standardeve të sigurisë. Twitter njoftoi se Zatko u  pushua nga puna dhe se pretendimet e tij janë të pasakta.

Peiter Zatko

Pieter Zatko ka mbështetur pretendimin e Elon Musk se platforma ka më shumë llogari të padëshiruara dhe të rreme sesa që ka pranuar – edhe pse ai nuk e shtjelloi këtë të martën.

Javën e kaluar, një gjykatës tha se avokatët e Musk do të lejohen të përdorin dëshminë e sinjalizuesit në Twitter në gjykatë.

Ai u fokusua kryesisht në çështjet e sigurisë kombëtare – dhe nuk lidhet zyrtarisht me përpjekjen e Musk për t’u tërhequr nga marrëveshja për të blerë Twitter.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika