Aksionet kundër vënies në qarkullim të parave të falsifikuara, Sveçla përgëzon Policinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se përgjatë të enjtes ka vazhduar aksioni në Gjilan në kuadër të luftimit të parave të falsifikuara. Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për aksionet kundër qarkullimit të këtyre parave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për aksionet kundër vënies në qarkullim të parave të falsifikuara.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se përgjatë të enjtes ka vazhduar aksioni në Gjilan në kuadër të luftimit të parave të falsifikuara.

“Në vazhdën e aktiviteteve të Njësitit kundër krimeve ekonomike, sot ka vazhduar aksioni në Gjilan në kuadër të luftimit të parave të falsifikuara, konkretisht vënies në qarkullim të parave të falsifikuara. Rreth 3.000 euro të falsifikuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i dyshuari është arrestuar”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, aksione të kësaj natyre janë zhvilluar edhe në Prishtinë.

Po ashtu, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar me sukses operacionin kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, specifikisht produkteve farmaceutike të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Nga 7 barnatore të kontrolluara, në 2 prej tyre janë hasur barna pa banderolë, të kontrabanduara dhe në bunkere të fshehta. E gjithë sasia e barnave të kontrabanduara është konfiskuar ndërsa 2 të dyshuar janë tashmë në paraburgim”, ka treguar ai.

Sveçla ka përgëzuar zyrtarët të angazhuar në këto aksione.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika