Aksioni antidrogë në rajonin e Dukagjinit, shtatë të arrestuarit dalin para gjykatës

Shtatë të arrestuarit nga aksioni antidrogë i së mërkurës së 28 shtatorit, tashmë kanë dalë para gjykatës, ku edhe do t’u caktohet masa e paraburgimit

Pamje nga Gjykata





Të mërkurën e 28 shtatorit, është zhvilluar një aksion antidrogë në komunën e Deçanit dhe Gjakovës, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona.

Tashmë, shtatë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatë, ku është duke u mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që të atyre t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokurori Ersan Qavolli ka thënë për Portalin Dukagjini se nga ky aksion janë bastisur, gjithsej, 10 lokacione.

“Tashmë ka përfunduar aksioni antidrogë që zhvilluam në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione”, ka thënë ai.

Po ashtu, Qavolli ka treguar se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë.

Portali Dukagjini posedon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ku tregohen detajet për rastin në fjalë.

G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., F.Gj., dhe A.J., janë personat të cilët gjenden në ndalim prej datës 28 shtator, me dyshimin e bazuar se të pandehurit duke vepruar si bashkëkryes, kishin për të kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

I pandehuri G.J., është shtetas i Republikës së Shqipërisë, për të cilin, në kërkesën për masën e paraburgimit, thuhet se do të verifikohet e kaluara e tij kriminale përmes kanaleve diplomatike.

Madje, ai ditën kritike thuhet se u kishte thënë hetuesve se të nesërmen kishte planifikuar të largohej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Prandaj, sipas dokumentit, që posedon Portali Dukagjini thuhet se në rastin konkret ka prova të mjaftueshme që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale, e cila u vihet në barrë, për çka “ekziston rreziku që me lënien e tyre në liri, të arratiset me qëllim”, duke shmangur kështu vuajtjen e dënimeve të parapara.





Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika