Aksioni “Gropa” – lënda e parë e drogës erdhi nga Irani, kërkohet paraburgim për 15 të arrestuarit

Aksioni “Gropa”, kërkohet paraburgim për 15 të arrestuarit, lënda e parë e drogës është marrë nga Irani dhe është sjellë përmes Turqisë në Kosovë

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të arrestuarve në aksionin “Gropa”, ku u konfiskuan mbi 70 kilogramë heroinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të hënën e 23 majit, ka realizuar aksionin “Gropa”, ku me ç’rast janë bastisur dhe kontrolluar disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Sipas prokurorisë, lënda e parë e drogës është marrë në Iran.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, 67 kilogramë narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Me këtë, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge’ nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së”.

Kërkesa e paraburgimit është kërkuar për të pandehurit  S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y.,( gjashtë prej tyre shtetas të Turqisë), të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndryshe, në afërsi të kufirit me Serbinë, në veri të Kosovës, përkatësisht në Izvor, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, të hënën e 23 majit ka zhvilluar edhe një aksion tjetër.

Gjatë këtij aksioni, është zbuluar laboratori i kultivimit të drogës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Po ashtu, është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtim të policisë.

Nga të shtënat, gjatë aksionit policor kundër krimit të organizuar, nuk ka pasur të lënduar.

Aksioni i doganës dhe policisë së Kosovës është cilësuar si i suksesshëm edhe nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës!”, ka deklaruar Sveçla.

Gjatë aksionit në veri, Policia e Kosovës ka hasur edhe në një laborator për përpunim dhe prodhim të substancave narkotike.

Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës në Izvor afër kufirit me Serbinë, ka rezultuar të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Detaje të reja lidhur me aksionin “Gropa” në Ferizaj ku u konfiskuan 70 kg drogë, arrestohen 15 persona

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika