Aksioni kundër degradimit të mjedisit, arrestohen 17 persona
Në hyrje të Komunës së Prizrenit, Policia dhe Prokuroria kanë kryer një aksion të përbashkët në këtë rajon. Dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative së bashku me prokurorë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë takuar për të kryer bastisje në 14 lokacione. Në aspektin e hetimeve dhe pikave ku do të kryhej aksioni, gjithçka ishte […]
Në hyrje të Komunës së Prizrenit, Policia dhe Prokuroria kanë kryer një aksion të përbashkët në këtë rajon.
Dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative së bashku me prokurorë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë takuar për të kryer bastisje në 14 lokacione.
Në aspektin e hetimeve dhe pikave ku do të kryhej aksioni, gjithçka ishte gati.
Aksioni u udhëheq nga vetë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, që me ardhjen e tij, edhe u dha drita e gjelbër për t’u nisur.
14 lokacionet ishin vendpunishte të cilat kryesisht nxirrnin rërë dhe zhavorr nga Lumi i Drinit të Bardhë — lum ky që, sipas Prokurorisë, po shkatërrohet nga këto punime.
Të gjithë u ndanë në pika ku kishin marrë detyrën.
Ndër të parat që arriti policia ishte kjo punishte në fshatin Pirana.
Me të arritur, iu bë e ditur arsyeja e bastisjes. Iu kërkua leja e punës dhe mjetet e identifikimit.
Këto të fundit u dhanë, por jo edhe leja e punës, meqë nuk e posedonin.
Hetuesi pyeti edhe nëse kishte diçka të jashtëligjshme.
Kjo u mohua.
Madje, hetuesit si pronar iu prezantua fillimisht një person që ishte aty, e që doli të mos ishte ai.
Edhe pronari erdhi pak më vonë, dhe filloi të tregonte për dokumentacionin e punës dhe mjeteve që posedonte.
Ndërkohë, gjatë punës së tyre, policia hasi në një revole me katër plumba në karikator, si dhe 13 fishekë afër saj, e cila u sekuestrua me arritjen e forenzikes.
Pronari i saj u arrestua pwr armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, pronari nuk arriti të gjente gjithashtu të gjithë dokumentacionin për mjetet e punës, andaj edhe ky ekskavator do të sekuestrohet.
“Të sekuestrohen të gjitha, që nuk kanë dokumentacion”, deklaroi Kryeziu.
Ndërkohë, radhën e kishte edhe një lokacion tjetër.
Në secilën prej tyre pjesw ishte edhe vetë kryeprokurori.
Ky ishte një lokacion tjetër ku u sekuestruan 3 kamionë, dhe zonës iu vu shiriti.
Pasi u informua në lidhje me atë se çka ndodhi aty, duhej miratimi i tij për sekuestrimet në lokacionet tjera.
E në lokacionin 5, Kryeziu dha detaje në lidhje me ecurinë e aksionit, duke thënë se gjendja në terren është më keq sesa kishin menduar.
“Deri tani kemi sekuestruar një numër të madh të mjeteve që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Ka shumë eskavatorë, kamionë, dhe kemi vendosur shirita rrethues edhe për makineritë. Po shohim që në terren, gjendja është edhe më keq sesa ajo që kemi menduar. Në lokacionin 5 kemi arrestuar 2 persona dhe do të vazhdojmë të shohim edhe në lokacionet tjera”, theksoi prokurori.
Aksioni vazhdoi e shirita u vendoswn, ndërkaq dëmet e shkaktuara ndaj mjedisit shiheshin qartw.
Radhën e kishin lokacionet 6, 7, 8, 9 — e Kryeziu konfirmoi se dyshojnë për arrestime dhe sekuestrime.
Në njërin nga këto lokacione, pronari e pranoi se vepronte ilegalisht.
A ki dokumentacionin?
Jo, s’kam.
Dmth je ilegal, komplet?
O këtu s’kemi punu…
Lokacioni i gjashtë që Prokuroria është ndalur, ku për dy vite dyshohet se nuk e ka ndalur veprimtarinë, por nuk posedon asnjë mjet pune.
Edhe në lokacionin tjetër njëjtë, sekuestrimet vazhduan.
Asnjë nga ta nuk kishte dokumentacion për veprimtarinë, e shpeshherë as për mjetet e punës.
Hetuesi dhe Kryeziu duke folur:
Hetuesi: “Këtu gjendja nuk mundemi me thënë që është mirë. Menjëherë kemi shku te punishtja ku i kryejnë punimet ilegale. Atje i kemi pa dy kamiona, që i kemi pru këtu, dhe janë 4 eskavatorë. Pronari thotë që veç 2 janë të tij.”
Kryeziu: “Gjithë këto pajisje, kamionë, eskavatorë, i sekuestroni.”
Njësitet Speciale Operative punën e tyre lidhur me arrestimet e kishin kryer qysh në mëngjes, andaj aty qëndronin vetëm sa për të mbajtur rendin dhe sigurinë.
Aksioni përfundoi rreth orës 12:00, ndërkaq lidhur me krejt këtë operacion, Prokuroria thirri konferencë në orën 14:30.
Aty u bë e ditur se numri i personave që janë arrestuar është 17, ndërkaq vlera e mjeteve të sekuestruara është afër 2 milionë euro.
Aty u shpalosën edhe pamje të cilat janë bërë gjatë hetimeve.
14 vendpunishteve iu ndërpre veprimtaria, ndërkaq rifillimi i punës mund të bëhet vetëm me urdhër të prokurorit.
Bastisjet u kryen nga fshatrat Krushë e Madhe deri në Landovicë.















