Aksioni në veri ende duke vazhduar, Elshani jep detaje

Si rezultat i këtij aksioni i cili është duke u zhvilluar ende, janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”, në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Si rezultat i këtij aksioni i cili është duke u zhvilluar ende, janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”, në veri.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në TV Dukagjini,  Elshani ka thënë se më vonë do të dihet se a do të mbyllen këto biznese apo si do të procesohet tutje.

Situatën në veri, Elshani e përshkruan si të qetë.

“Ne kemi pranuar informacione të ndryshme për veprimtari të mundshme kriminale në veri të vendit. Kemi pranuar informacione për disa biznese që nuk janë duke iu përshtatur ligjeve të Kosovës… dhe me urdhër të prokurorit, kemi ndërhyrë në disa lokacione në veri të vendit. Me vete kemi pasur edhe ATK-në, në mënyrë që këto biznese të shikohen në aspektin ligjor se a janë të regjistruara apo jo”, ka thënë ai.

Më tej Elshani është shprehur se “Jemi ende në veri të vendit nëpër këto biznese dhe do të shohim më vonë se a do të mbyllen apo si do të veprohet më tutje. Kur të largohemi nga aty do të kemi më shumë informacione… varet nga të gjeturat që do t’i bëjmë atje. Situata në veri është e qetë, policët kanë marrë masat e nevojshme që ne t’i kryejmë punët tona të papenguar, nuk ka ndonjë problem”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika