“Akt terrorist, me këtë ujë furnizohen 700 mijë banorë dhe KEK-u” – Detaje rreth shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

Të paktën kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, i cili, e cilësoi incidentin si një akt terrorist, duke theksuar rëndësinë kritike të këtij sistemi.

Ai shtoi se ekipet emergjente janë duke punuar për sanimin e dëmit dhe shpresohet që funksionimi të rikthehet brenda disa orësh.

“Është akt terrorist mendoj hera e parë në Kosovën e pasluftës që sulmohet një infrastrukturë kaq jetike, siç është Iber-Lepenci. Mjeti shpërthyer është vendosur ën kanalin kryesor dhe ka pamundësuar qarkullimin e lirë nëpër kanalin kryesor. Kanali kryesor i furnizon 700 mijë banorë të Kosovës më ujë të pijes dhe furnizon KEK-un për ftohjen e turbinave. Ky gyp për momentin është jashtë funksionit. Ekipet emergjente janë këtu. Brenda 4-5 orë ta bëjmë këtë punë”, ka thënë Muja në një lidhje direkte në Debat Plus.

Ndërkohë, KEK ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe po monitoron situatën. Në një komunikatë për shtyp, KEK shprehu shpresën për një sanim të shpejtë të dëmit, por theksoi se ende nuk ka informacion të detajuar mbi ngjarjen apo kohën e rikuperimit të plotë.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Iber-Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira. KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit. Për çdo zhvillim të ri,  të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen një shtëpie.

“Në kanalin e Ibër-lepencit, në kanalin që përcjell ujin prej liqenit të Ujmanit dhe natyrisht është shumë jetik për qytetarët kjo rrjedhje e ujit. Është bërë dëmin bukur i rëndë në këtë kanal.

Pasojat janë të mëdha munden me qenë. Ekipet janë në terren, Ibër-Lepenci, polica, zjarrfikësit e të gjitha për të vlerësuar dëmin dhe sanimin  e dëmit.

Disa qytetarët kanë pësuar edhe nga rrjedha e ujit. Uji ka vërshuar shtëpinë e janë qytetari aty dhe ka bërë dëme materiale koxha shumë. Mirëpo dëme në njerëz nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarë serbë, u informova edh prej tyre nëse kanë dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë Zeqiri në Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika