Aktakuzë kundër 35 policëve për marrje të ryshfetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër 35 zyrtarëve policorë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 35 zyrtarëve policorë nën dyshimet se kanë marrë ryshfet.

12 policëve dhe dy doganierëve u është ngritur aktakuzë për pikën kufitare “Qafë Prush”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dymbëdhjetë (12) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘Qafë  Prush’, dhe kundër dy (2) zyrtarëve doganorë, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Kurse, për pikën kufitare “Qafë Morinë” u është ngritur aktakuzë 23 policëve.

“Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e tre (23) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘Qafë  Morinë’, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit nën cilësinë e zyrtarëve kanë marrë ryshfet nga disa persona nënshtetas të Shqipërisë dhe Kosovës, ku kanë lejuar hyrjen e disa personave pa i verifikuar e kontrolluar.

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘Qafë  Prush’, me ç‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika