Aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin ‘Reflektori’

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin "Reflektori", duke i akuzuar për trafikim të narkotikëve dhe armëve

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë personave për rastin “Reflektori”.

Të pandehurit, me inicialet L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K, akuzohen për vepra të ndryshme të kryera në lidhje me trafikimin dhe posedimin e paautorizuar të substancave narkotike dhe armëve.

Në përgjithësi, të pandehurit L.T, O.V, I.M dhe M.I, (i cili aktualisht gjendet në arrati) akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

“Të pandehurit L.T, O.V dhe I.M  së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati,  duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K janë akuzuar për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, L.T dhe O.V akuzohen për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në përputhje me nenin 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika