Aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Subvencionet II” në Ministrinë e Bujqësisë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Subvencionet II”, në Ministrinë e Bujqësisë. Prokuroria ka njoftuar se aktakuzat janë ngritur ndaj personave të pandehur si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe për ata që në mënyrë të paligjshme kanë përfituar subvencione. “Prokuroria Speciale njofton […]
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Subvencionet II”, në Ministrinë e Bujqësisë.
Prokuroria ka njoftuar se aktakuzat janë ngritur ndaj personave të pandehur si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe për ata që në mënyrë të paligjshme kanë përfituar subvencione.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Tutje, Prokuroria ka dhënë detaje për personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë:
Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale “Marrje ryshfeti” nga neni 421 lidhur me nenin 31 në bashkëkryerje dhe nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale “Dhënie e ryshfetit” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri B.B dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.















