Aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të Familjes Jashari në Prekaz

Njëzet e shtatë vjet pas luftës, shteti i Kosovës ka ndërmarrë hapin e parë zyrtar për të adresuar krimin e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Prokuroria Speciale ngriti sot aktakuzë ndaj 35 pjesëtarëve të Policisë së Serbisë, të cilët akuzohen për vrasjen e 26 civilëve të familjes Jashari.

Hetimet e nisura vite më parë për një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë, tashmë janë përmbledhur në një aktakuzë.

Prokuroria Speciale ka dorëzuar këtë të premte gjykatë aktakuzë ndaj 35 personave për krime lufte kundër popullsisë civile, lidhur me sulmin e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Shumë detaje nga aktakuza nuk u dhanë, por prokurori Valdet Gashi tha se të akuzuarit në mungesë, mbanin pozita të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të Policisë serbe.

“…pjesa më e rëndësishme është identifikimi këtyre njësive dhe sfida më e madhe ka qenë kjo duke pas parasysh edhe kohën, Ministria e Punëve të Brendshme departamenti i sigurisë shtetërore…Këtë e ka udhëhequr Legija. Ka pasur për detyrë dhe më kërkesë të tij speciale që të sulmohet shtëpia e Shaban Jasharit. Kështu edhe ka ndodhur në terren”, u shpreh Gashi.

Nga rrethimi që forcat serbe u bënë familjes Jashari në vitin 1998 kanë mbetur mbi 50 të vrarë, e Prokuroria Speciale e Kosovës konsideron se vetëm 26 prej tyre ishin civilë.

“Por nga ajo që ne kemi provu në rastin e zhvillimit të hetimeve ka rrjedhë se personave ndaj të cilëve në mund të konsiderojmë se është kryer krime lufte dhe që e kanë pas cilësinë e personave civilë, kanë qenë 26. Sepse ju e dini se këtu ka pas edhe persona të tjerë që kanë qenë në srukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Gashi.

Ndërkohë që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se kjo është aktakuza e parë që lidhet me vrasjen e civilëve të familjes Jashari në Prekaz.

“Tani është në kompetencën e gjykatës që të vlerësojë aktakuzën dhe provat e paraqitura në përputhje me ligjin dhe standardet e një gjykimi të drejtë. Por si Prokurori Speciale, jemi të bindur se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar, me qëllim që pretendimet e ngritura në aktakuzë të provohen para gjykatës”, deklaroi Isufaj.

Në mesin e viktimave të shkaktuara nga forca serbe në Prekaz, shumica ishin gra, fëmijë dhe pleq të familjes Jashari.

Aty ranë edhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, me babain Shabanin e vëllanë, Hamzë Jasharin.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika