Aktakuzë ndaj 7 personave për dëm mbi 320 mijë euro në buxhetin e Komunës së Suharekës
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë ndërtimit të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje të Suharekës. Të akuzuarit janë: B.K. (menaxher i projektit), A.R. dhe V.K. (mbikëqyrës komunalë), Z.T. (mbikëqyrës i jashtëm), A.E., H.B. dhe A.T. (anëtarë të […]
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë ndërtimit të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje të Suharekës.
Të akuzuarit janë: B.K. (menaxher i projektit), A.R. dhe V.K. (mbikëqyrës komunalë), Z.T. (mbikëqyrës i jashtëm), A.E., H.B. dhe A.T. (anëtarë të komisionit për kontrollimin e punimeve).
Sipas aktakuzës, në periudhën tetor 2018 – dhjetor 2019, ata kanë shkelur procedurat dhe detyrimet zyrtare, duke mundësuar përfitime të padrejta për kompaninë e kontraktuar.
Projekti, me vlerë mbi 294 mijë euro, është ndryshuar në mënyrë të paligjshme dhe janë pranuar punë të pakryera si të përfunduara.
Një ndër shkeljet kryesore është mosrealizimi i një pjese të podrumit prej 175 m², i cili është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi, duke shkaktuar dëm në buxhetin komunal.
Gjithashtu, është lidhur një kontratë për punë shtesë në vlerë prej 29,202 euro, duke rritur më tej dëmin financiar.
Të pandehurit akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.















