Aktakuzë ndaj Besnik Bislimit dhe tre deputetëve të PDK-së për rrahjen në Kuvend
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të PDK-së, Bekim Haxhiu, Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa, për rrahjen në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik të këtij viti. “Prishtinë, 30 tetor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të […]
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të PDK-së, Bekim Haxhiu, Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa, për rrahjen në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik të këtij viti.
“Prishtinë, 30 tetor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Besnik Bislimi, Mergim Lushtarku dhe Hajdar Beqa akuzohen për veprën “Sulmi”, kurse Hajdar Beqa edhe për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale ‘Sulmi’, nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Bekim Haxhiu, po ashtu, akuzohet për lëndim të lehtë trupor.
“Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga neni 185 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë.















