Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim prej mbi 134 mijë eurosh në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet V.H. dhe A.K., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, duke shkaktuar dëm material prej 134 mijë e 761 eurosh.

Sipas aktakuzës, V.H. dyshohet se gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq të Pejës, është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’ia mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës.

Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar mjete financiare nga i dëmtuari, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura që lidhen me transplantimin.

Tutje, V.H. dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim që të krijonte bindjen se procedura e transplantimit do të realizohej.

“Me këto veprime, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm material në shumën prej 134,761.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, i pandehuri A.K. dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale, duke e njoftuar të dëmtuarin me V.H.-në dhe duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi.

Sipas aktakuzës, A.K. dyshohet se i ka krijuar të dëmtuarit besim lidhur me kompetencat dhe mundësitë e V.H.-së për organizimin e transplantimit të veshkës.

Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili dyshohet se është paraqitur si dhurues i veshkës, procedura penale është veçuar.

Prokurori i çështjes ka propozuar që gjykata t’i shpallë fajtorë të pandehurit dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika