Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve që therën disa herë me thikë një person në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.Z., dhe R.Z., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.Z., dhe R.Z., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, me datë 10.05.2024 rreth orës 18:51min në rrugën “Tranisiti i Ri” në lagjen Arbana të Prizrenit, saktësisht në një auto servis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit J.B., të cilën nuk e përfundojnë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me servisimin e një veture që kishte ndodhur një ditë më parë, në mes të pandehurit H.Z., dhe të dëmtuarit J.B., derisa i njëjti ishte duke punuar në brendësinë e një automjeti në punëtorinë e tij, për një moment paraqiten të pandehurit H.Z., dhe R.Z., të cilët pa ndërruar asnjë fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, të pandehurit nxjerrin thikat dhe me të njëjtat e godasin disa herë të dëmtuarin, në pjesën e qafës dhe në regjionin e veshit të majtë derisa e vërejnë dëshmitarin Sh.B., i cili hyn në mes për të penguar sulmin e mëtejmë.”

Ndërsa i dëmtuari si rezultat i plagëve të marra me mjet të mprehtë, në pjesë vitale të trupit, përfundon në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndërkaq, të pandehurit me veturën e tyre të markës “Mercedes Benz 220C”, pas kryerjes së krimit largohen nga vendi i ngjarjes dhe deri më datë 11.05.2024 bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika