Aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e të riut në Prizren
Prokuroria Speciale (PS) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” si dhe katër të pandehurve të tjerë Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli. Prokuroria Speciale ka njoftuar të martën se i pandehuri Dibran Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” […]
Prokuroria Speciale (PS) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” si dhe katër të pandehurve të tjerë Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të martën se i pandehuri Dibran Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Të pandehurit e tjerë me inicialet Roland Susuri dhe Burim Mazreku akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.
Ndërkaq, të pandehurit Roland Susuri dhe Jesmir Badalli dhe Arben Vezaj akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Po ashtu, të pandehurit Roland Susuri dhe Jesmir Badalli akuzohen se e kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.















