Aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se të enjten më 13 tetor, është ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari





Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për mosdeklarim të pasurisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër R.H, për mosdeklarim të pasurisë” – thuhet në përgjigjen e saj.

Në mars të këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kishte dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

“Ju njoftojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për zyrtarin në fjalë ka përcjellë kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhej në përgjigjen e AKK-së për KALLXO.com.

Sipas Agjencisë, ministrja Hajdari dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Çdo person, i cili, sipas ligjit, është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës”, thuhet në paragrafin 1 të nenit 430 të Kodit Penal.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika