Aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja përmes një postimi në profilin e saj në Facebook. Hajdari ka shkruar se sapo të ketë marrë të plotë dokumentin e aktakuzës nga avokati i saj, do […]
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.
Hajdari ka shkruar se sapo të ketë marrë të plotë dokumentin e aktakuzës nga avokati i saj, do të bëjë deklarata më të detajuara për media
“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.















