Aktakuzë ndaj një arsimtari në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi nga Dragashi, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje”. Prindërit kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që arsimtari në fjalë ka kryer këtë vepër

Shkolla fillore “Ilmi Bahtijari” në  fshatin Blaç të Dragashit.

Kjo është një shkolla fillore “Ilmi Bahtijari” në  fshatin Blaç të Dragashit. Por, brenda këtij objekti shkollor duket se ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në maj të këtij viti.

Një arsimtar i kësaj shkolle tani po akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa nxënësve në këtë shkollë.

Madje një gjë të tillë në polici me 13 maj e kishte denoncuar Besar Zejnullahu, që është prind i njërit nga nxënësit e kësaj shkolle.

Lajmërimi i rastit është bërë në Polici ndërsa i njëjti nuk heziton që edhe këtë të marte të tregoj rrëfimin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Besar Zejnullahu

“Rasti ka ndodh shumë herë por kjo ka qenë rasti i fundit kur unë kom vendos më shkuar në polici. Arsimtari i ka thanë nëse nuk i qitni duart do t’iu godas në trup me rrip. E kemi dërguar  edhe hoxhën e fshatit më intervenuar që mos mi rreh ma por apët ka ndodh. Unë kom shkuar në Polici dhe e kam dorëzuar materialin”, ka deklaruar Zejnullahu.

Për këtë këto veprime të arsimtarit të matematikës i cili sipas prindërve nxënësit i kishte rrahur gjatë orës mësimore, nuk kishin dijeni drejtoria e shkollës.

Drejtori, Naser Meleqi thotë se për këtë u njoftua nga drejtoria e arsimit në Dragash.

“Ne e kemi një flet që i shënojmë krejt problemet e ditës, pasi nxënësit nuk na kanë lajmëruar. Ditën e shtune unë jam lajmëruar nga drejtoria e arsimit në Dragash”, ka theksuar Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”.

Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”

Prindërit kanë bërë edhe një paralajmërim. Ata duanë largimin e arsimtarit në fjalë, ndërsa kërkesa e tyre nuk dihet nëse do të realizohet.

Të paktën për këtë ende nuk ka vendosur komisioni disiplinor, thotë drejtori i arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu.

“Ne kemi formuar një komision por fatkeqësish ka ngecur për të marr vendimin e duhur. Unë kom biseduar më të gjitha palët. Gjykata ka filluar procedure dhe nuk e di cila do të jetë masa e komisionit të formuar”, ka thënë Selim Kryeziu-Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit.

Selim Kryeziu-Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit

Hetimet për këtë rast kishin  filluar nga muaji maj. Fotot e videot e dërguar e në të cilat shihen shenjat e dhunues dhe dëshmitë e nxënësve, janë shkas që të hënën e 25 korrikut, Prokuroria Themelore në Prizren të ngrit akuzën kundër arsimtari D.M me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje”.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktoj edhe me arsimtarin në fjalë, por që kontakti me të gjatë ditës ka qenë i pamundur.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika