Aktakuzë ndaj një zyrtari doganor për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.K., zyrtar i Doganës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17, në pikën kufitare të Vërmicës, i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se […]
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.K., zyrtar i Doganës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17, në pikën kufitare të Vërmicës, i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.
Ai akuzohet se nuk ka zbatuar detyrimet ligjore për kontrollin e automjeteve, personave dhe mallrave, duke lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial të tipit “Mercedes Sprinter”, të cilin e drejtonte A.K..
“Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës. I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial të tipit “Mercedes Sprinter”, të cilin e drejtonte A.K., të cilin e ka regjistruar në sistem si të zbrazët.
Pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro. Pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumë prej 3,414.36 €.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, po ashtu përveç dënimit kryesor t’i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”, thuhet në njoftim.















