Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për vrasje të rëndë, rasti kishte ndodhur më 2013-ën në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj S.H., shtetas i Shqipërisë. Rasti kishte ndodhur më 4 qershor në vitin 2013 në Prizren, ku S.H., në bashkëpunim me S.K., tashmë i dënuar, akuzohet se privuan nga jeta mizorisht këngëtaren I.K., për shkak të mospajtimeve mbi profesionin e saj

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj S.H., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për vrasje të rëndë, pasi u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar më 30 gusht të këtij viti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.H., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 30.08.2024, pas ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 179 par. 1 nën par. 1.4 lidhur me nenin 31 të KP-së”, thuhet në njoftim.

Rasti kishte ndodhur më 4 qershor 2013 në Prizren, ku S.H., në bashkëpunim me S.K., tashmë i dënuar, akuzohet se privuan nga jeta mizorisht këngëtaren I.K., për shkak të mospajtimeve mbi profesionin e saj.

Viktima u godit për vdekje me thikë, siç vërtetohet nga autopsia e datës 5 qershor 2013.

“Sipas aktakuzës, me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min  dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët.

Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të  autopsisë së kryer me datë 05.06.2013”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria kërkon nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika