Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave me inicialet M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se në periudhën nga 24 marsi deri më 31 mars 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë të forcave serbe, kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare.

Gjatë këtij operacioni, ata dyshohet se kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, si dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës së tyre.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 civilë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria mbetet e përkushtuar në ndjekjen e të gjitha rasteve të krimeve të luftës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke synuar sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika