Aktakuzë ndaj zyrtarëve policorë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” si dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim të lehtë trupor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se të enjten pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.M, dhe A.A, për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

”Sipas aktakuzës, më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në stacionin policor të Fushë Kosovës, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje, e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që, përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtjeje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të paraqitej në stacionin policor, i cili pasi kishte arritur në stacion, të njëjtin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurin fillimisht e kishin fyer dhe cenuar dinjitetin e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në fytyrë e më pas me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit’’, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjithashtu, me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Sa i përket çështjes së rastit të ngritjes së aktakuzës nga Prokurori, ky i fundit i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika