Aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave që "si pjesëtarëve të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë"

Fotografi ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në lidhje me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

Aktakuza është ngritur për dy të pandehur me inicialet I.R dhe D.D., të cilët po gjykohen në mungesë për këtë çështje.

Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit I.R. dhe D.D., të cilët ishin pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, akuzohen për kryerjen e dhunimit seksual.

Ky akt konsiderohet të jetë pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me iniciale I.R. dhe D.D. si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda fizike në trup dhe është prekur nga trauma psikike e përhershme.

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” në përputhje me neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë (i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale). Tani ky veprim konsiderohet si një krim kundër njerëzimit, sipas neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi janë bërë të gjitha përpjekjet ligjore për të gjetur të pandehurit.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika