Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj një shtetasi serb, të identifikuar me inicialet C.K., për veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999. Sipas hetimeve të kryera, i pandehuri dyshohet se ka kryer dhunë seksuale si krim lufte ndaj një viktime […]
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj një shtetasi serb, të identifikuar me inicialet C.K., për veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.
Sipas hetimeve të kryera, i pandehuri dyshohet se ka kryer dhunë seksuale si krim lufte ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit me inicialet C.K, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.
Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.
Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri C.K është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.















