Aktakuzë për grisjen e Kuranit në Prizren, Prokuroria kërkon trajtim psikiatrik për të dyshuarin
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet I.P., i cili akuzohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas aktakuzës, më 3 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, i pandehuri ka grisur publikisht librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve […]
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet I.P., i cili akuzohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, më 3 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, i pandehuri ka grisur publikisht librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare.
Ky veprim, sipas Prokurorisë, ka shkaktuar mllef të madh në komunitetin islam dhe ka cenuar bashkëjetesën fetare në vend.
Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.
Në njoftim thuhet se, në kohën e kryerjes së veprës penale, aftësia e të pandehurit për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale.















