Aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj 10 zyrtarëve komunalë
Është ngritur aktakuzë kundër 11 personave të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunalë. Prokurorja Lumturije Vuçetaj ka bërë të ditur se procesi i hetimeve ishte në kohëzgjatje prej 2 vjetësh. “Pas një procesi hetimor pothuajse dyvjeçar, kanë përfunduar hetimet për çështjen penale për zyrtarët komunalë në Komunën e Pejës, për zyrtarët e komunës së Pejës, […]
Është ngritur aktakuzë kundër 11 personave të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunalë.
Prokurorja Lumturije Vuçetaj ka bërë të ditur se procesi i hetimeve ishte në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.
“Pas një procesi hetimor pothuajse dyvjeçar, kanë përfunduar hetimet për çështjen penale për zyrtarët komunalë në Komunën e Pejës, për zyrtarët e komunës së Pejës, 11 të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunalë, 4 drejtorë të drejtorive komunale, dy udhëheqës të drejtorive përkatëse, dy inspektorë të ndërtimet, dy gjeodetë”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se “Mbi 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale që janë në kapitullin e veprave kundër korrupsionit”.
Aktakuzat kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit që janë në kundërshtim me ligjin, me këmbimin e pronës, konflikt interesi dhe me të gjitha inspektimet e ndërtimeve, mbi të cilat janë lëshuar lejet.
Kjo prokurori ka ngritur aktakuzë edhe kundër zyrtarëve në Istog, Deçan e Klinë.
Tutje, ajo ka treguar se “në një periudhë prej 2 viteve janë 23 të pandehur e kanë 55 vepra penale”.
Aktakuza e komunës së Klinës tashmë ka përfunduar shqyrtimin fillestar e i dytë dhe gjendet në proces gjyqësor në Pejë.
Sa i përket aktakuzës së komunës së Istogut dhe asaj të Deçanit, të njëjtat gjenden me ankesë të mbrojtësve në Apel.















