Aktakuzë për korrupsion ndaj ish-drejtoreshës në Kamenicë dhe ish-shefit të kabinetit të kryetarit

Për këtë rast, për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik po akuzohet pronari i kompanisë “A.R.F”, Avdi Koca. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës Komunale në Kamenicë, Brikenë Ramabaja, ish-shefit të Kabinetit të ish-kryetarit, Meriton Ramabaja, ish-zyrtarit Pëllumb Jahiri dhe zyrtarëve komunalë Ismajl Zubaku dhe Florim Demolli

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës Komunale në Kamenicë, Brikenë Ramabaja, ish-shefit të Kabinetit të ish-kryetarit, Meriton Ramabaja, ish-zyrtarit Pëllumb Jahiri dhe zyrtarëve komunalë Ismajl Zubaku dhe Florim Demolli, duke i ngarkuar ata për keqpërdorim pozite se dëmtuan komunën në shumë prej 35 mijë e 731 euro e 50 centë, duke nënshkruar raportin e pranimit të mallit për tenderin përkatës, pa e pranuar fare atë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 28 prill 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës Komunale në Kamenicë, Brikenë Ramabaja, ish-shefit të Kabinetit të ish-kryetarit, Meriton Ramabaja, ish-zyrtarit Pëllumb Jahiri dhe zyrtarëve komunal Ismajl Zubaku dhe Florim Demolli, si dhe pronarit të kompanisë “A.R.F”, Avdi Koca, raporton Betimi për drejësi.

Sipas aktakuzës, Avdi Koca, më 20 tetor 2020, në Kamenicë, ka shkelur me vetëdije rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Furnizim me dollap për shkolla” në Komunën e Kamenicës, në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të mashtrimit gjatë procedurës lidhur me kontratat e prokurimit publik, nuk i ka zbatuar obligimet që dalin nga kontrata me përfitim për vete duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në shumë prej 35 mijë e 731 euro e 50 centë, dhe atë për 287 dollapa dhe 8 ngjyra për 10 shkolla, edhe pse ai mall nuk është pranuar fare në komunë.

Me këtë, Avdi Koca akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 e 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Pëllumb Jahiri, Ismajl Zubaku, Florim Demolli, Brikenë Ramabaja dhe Meriton Ramabaja, mes 13 nentorit, 21 e 23 dhjetorit 2020, kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, ashtu që bashkërisht i tejkalojnë kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, me qëllim përfitimi të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se, të akuzuarit, pa u siguruar mirë lidhur me pranimin e mallit, kanë nënshkruar pranimin e mallit në tenderin përkatës, dhe atë për 287 dollapa dhe 8 ngjyra për 10 shkolla në Komunën e Kamenicës, pa e pranuar mallin fare dhe në kundërshtim me ligjin kanë deponuar mjetet prej 35 mijë e 731 euro e 50 centë operatorit ekonomik “A.R.F” nga Fushë Kosova, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës me qëllim të përfitimit të këtij operatori ekonomik në shumën e lartcekur.

Me këtë, Pëllumb Jahiri, Ismajl Zubaku, Florim Demolli, Brikenë Ramabaja dhe Meriton Ramabaja po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dhjetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika