Aktakuzë për krime lufte në mungesë ndaj dy ish-policëve serbë në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj L.D dhe V.O, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasje, keqtrajtime dhe shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore […]
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj L.D dhe V.O, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasje, keqtrajtime dhe shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, të pandehurit kanë marrë pjesë në krime kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë, përfshirë vrasje, arrestime, keqtrajtime, vjedhje dhe shkatërrim të pronës.
“Të pandehurit akuzohen, se gjatë periudhës 1998 – 1999 në Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.















